-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 vjet nga vrasja e Borsellino-s, Meta: Na frymëzon për të dërrmuar mafien

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 30-vjetorin e vrasje së gjyqtarit italian Paolo Borselino.

Meta thekson se shprehja e Borsellinos, “Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë”, duhet të na kujtojë gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino)

Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia!

Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë”, mbyllet mesazhi i Ilir Metës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit