Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-së në këtë moment historik për vendin tonë pasi nisën zyrtarisht negociatat, i uroni Tiranës dhe Shkupit bashkimin sa më shpejt me familjen e madhe europiane.
“Ju uroj për këtë gurë kilometrit, ne do të jemi më të fortë me ju. Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës. Çekia e ka mbështetur Ballkanin.
Ne kemi nderin që kjo ndodh gjatë presidencës sonë, por duhet të falenderojmë edhe presidencës franceze. E ardhmja e BE-së është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj anëtarësimin sa të shpejtë” tha ai në prani të kryeministrit Edi Rama.