Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot se përse në Bruksel sot nuk kishte asnjë përfaqësues nga opozita. Referuar problemeve brenda opozitës, Edi Rama tha se nuk e di se kujt t’i drejtohet.
“Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga opozita, por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit dhe për t’u trajtuar në Bruksel, nuk dimë kush është kush nga ana e opozitës” tha ai.