-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri, roja dhe rrëmuja në kontejner, si u zhdukën 49 arkat me “Jumbo Bana King”?

Kryesoret

Sot dolën në gjyq për masën e sigurisë 20 punonjës të portit të Durrësit për kontejnerin e “Bana King”, ku mungonin 49 arka që dyshohet se ishin me kokainë.

Nga hetimet rezulton se në kontejner ishin porositur 1200 arka me banane me mbishkrimin “Jumbo Bana King”, por 49 dolën mangët në fund. Hetuesit në momentin që janë futur brenda kontejnerit të hapur kanë konstatuar rrëmujë, zhvendosje arkash dhe mungesë të tyre nga raftet.

Trafikantët kanë vepruar me shpejtësi duke marrë “pluhurin e bardhë” dhe janë larguar me shpejtësi. Hetimet janë fokusuar mes datave 8 korrik kur erdhi kontejneri dhe 16 korriku kur u konstatua se ishte pa plumbçe dhe i hapur. Në detyrë në këtë datë duhet të ishin 2 roje, por në fakt ishte vetëm njëri në krye të detyrës.

Mister është mungesa e tjetrit, ku ishte dhe përse nuk ishte në detyrë? Shpresa e hetuesve janë kamerat e sigurisë dhe tabulatet telefonike për të shkuar te dyshimi se mund të kemi të bëjmë me trafik kokaine. Kjo nuk është hera e parë që kompania “Zico” e Trifon Muratajt vendoset në shënjestër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit