Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard janë ndarë pas katër vitesh mes pretendimeve se Sebastian është një ‘tradhtar permanent’.
Modelja 31 vjeçe, thuhet se mori vendimin të linte bashkëshortin e saj producent filmash, 41 vjeç, pas pretendimeve për pabesinë e tij, por thuhet se po e përballon mirë.
Një burim i afërt me yllin e konfirmoi lajmin për Revistën People dhe tha se Emily po fokusohet në të qenit një mama e përkushtuar e djalit të saj 16 muajsh, shkruan DailyMail.
Burimi tha: “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emit. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. Ajo pëlqen të jetë një nënë e përkushtuar”.
Burimi i paidentifikuar gjithashtu tha se Ratajkowski planifikon të bëjë kërkesë për divorc, por dokumentet ende nuk janë paraqitur.
Ndarja e tyre vjen pasi një burim i tha Page Six të premten se Sebastian është një ‘tradhtar permanent’, duke thënë: “Po, ai tradhtoi. Ai është një tradhtar. Është e shpifur. Ai është një qen”.
Aktorja e komedisë dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Claudia Oshry, gjithashtu foli për situatën në episodin e së enjtes në podkastin “The Morning Toast”, në të cilin ajo pretendoi se tradhtia e Bear-McClard ishte një sekret i hapur dhe konfirmoi se Ratajkowski synon të divorcohet prej tij.
“Dihet se burri i saj e ka tradhtuar dhe ata po bëjnë kërkesë për divorc”, tha Oshry, duke shtuar se kur çifti konfirmon zyrtarisht ndarjen e tyre, nuk duhet të jetë e papritur për askënd.
As Ratajkowski dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë bërë asnjë koment publik në lidhje me statusin e martesës së tyre deri më tani.