-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e të nxehtit: Vapa e ‘egër’ evropiane shkon drejt veriut

Kryesoret

Evropa perëndimore po përballet me temperatura më të larta të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 40.2 gradë Celsius, sipas shifrave të përkohshme të Met Office, dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje.

Paralajmërimet për të nxehtin ekstrem u lëshuan në Francë, ndërsa Spanja veriore pati temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Dy persona u vranë nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe trenat në zonë u ndaluan për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t’i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë.

Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit.

Zjarret në ditët e fundit detyruan më shumë se 30 mijë njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit. Një kopsht zoologjik me 1000 kafshë ishte mes zonave të evakuuara.

Gironde, një rajon turistik popullor në jug-perëndim, është goditur veçanërisht keq, me zjarrfikësit nga e gjithë Franca që po luftojnë për të kontrolluar dy zjarre që kanë shkatërruar 19 mijë e 300 hektarë, tokë javën e kaluar. Qyteti i Bordosë u mbulua nga tymi herët të martën pasi era ndryshoi drejtim.

Temperaturat që lëvizën rreth 40 gradë Celsius të hënën parashikohet të bien të martën, por kjo mund të mos sjellë lehtësim të menjëhershëm, për sa kohë që kushtet e thata dhe erërat e ndryshueshme vazhdojnë, raporton Lucy Williamson e BBC nga Gironde.

Temperaturat më të nxehta tashmë janë zhvendosur në veri dhe lindje. Qindra njerëzve u është dashur të lënë shtëpitë e tyre në veri-perëndim të Brittany dhe zjarri ka shkatërruar 1 mijë e 400 hektarë bimësi.

Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar tha se 40.2 °C u regjistruan përkohësisht në aeroportin Heathrow në perëndim të Londrës të martën dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat po rriteshin ende në shumë vende. Paralajmërimet për nxehtësi ekstreme janë lëshuar në Anglinë qendrore, veriore dhe juglindore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit