Gjykata e Durrësit vendosi “burg pa afat” për 9 nga punonjësit e portit të Durrësit për zhdukjen e arkave me banane të kompanisë “Bana King”.
Në procedim ishin 20 persona, por 11 të tjerët do të gjykohen në gjendje të lirë. Ato ishin duke pritur jashtë gjatë momentit që Gjykata u tërhoq për marrjen e vendimit. Në ato momente njërit nga punonjësve të portit i ra të fikët.
Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një kontejner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Kontejneri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.