-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dënimit me burg dhe arratisjes në Hungari, vjen një tjetër “goditje” për Gruevskin

Kryesoret

Një tjetër goditje vjen për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, pas dënimit me burg për shpërdorim detyre.

Bashkëshortja e tij, Borkica Gruevski, ka kërkuar divorcin nga Nikolla. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Borkica ka paraqitur në gjykatë, kërkesën për divorc.

“Para Gjykatës Themelore Civile në Shkup, padinë e ka parashtruar paditësi Borkica Gruevska nga Shkupi, kundër të paditurit Nikolla Gruevski nga Shkupi, me adresë të panjohur, për shkurorëzim, me vlerë të kontestit 20.000 denarë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

Kujtojmë se gjykata e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës në vitin 2011 dhe 2012.

Gruevski së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski.

Nga trupi gjykues, vepra e kryer është vlerësuar si e motivuar për hakmarrje politike.

Hetimi kundër Gruevskit dhe zyrtarëve tjerë ishin iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga Zoran Zaev, ish-kryetari i Lidhjes Social Demokrate, e cila në atë kohë ishte në opozitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit