Disa vatra zjarri janë aktivizuar përgjatë autostradës Lezhë-Shkodër.
Flakët kanë përpinë pyjet, dhe po rrezikon disa vila dhe biznese në dalje të qytetit.
Mësohet se kanë arritur disa zjarrfikës nga Lezha dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Ashtu siç ishte thënë edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, Lezha vazhdon të jetë një nga qarqet më të rrezikuara dhe më problematiket për sa i përket zjarreve. Po ashtu instituti ka treguar se ditën e sotme ultësira perëndimore do të përfshihet nga reshjet e shiu, dhe Lezha po ashtu.