-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cila është aktualisht pasaporta më e fuqishme në botë?

Kryesoret

Si për ironi të fatit, vendet që kanë më tepër liri për të udhëtuar, aktualisht zor se udhëtojnë dot si më parë. Një treshe pasaportash aziatike qëndron në vend të parë përsa i përket mundësisë për të udhëtuar dhe numrit të destinacioneve, referuar raportit të firmës këshilluese globale për nënshtetësitë dhe leje-qëndrimin, Henley & Partners.

Japonia renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe Koreja e Jugut, për t’u ofruar qytetarëve akses në 193 destinacione në mbarë botën, krahasuar me 192 të dy vendeve të tjera. Sidoqoftë, rregullat e rrepta të Azisë ndaj Covid do të thotë se pak qytetarë kanë aktualisht gjasa të lëvizin lirshëm.

Shqipëria renditet në vendin 53 me 115 destinacione në total.

Pasaportat më të mira për t’u mbajtur, korrik 2022:

1. Japoni (193 destinacione)

2. Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

3. Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

5. Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëri e Bashkuar (187 destinacione)

7. Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegji, Zvicër, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)

8. Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)

9. Hungari (183 destinacione)

10. Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)

Pasaportat më të këqija për t’u mbajtur, korrik 2022:

105. Koreja e Veriut (40 destinacione)

106. Nepal, territori palestinez (38 destinacione)

107. Somali (35 destinacione)

108. Jemeni (34 destinacione)

109. Pakistan (32 destinacione)

110. Siri (30 destinacione)

111. Irak (29 destinacione)

112. Afganistan (27 destinacione)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit