Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu është shprehur se hoxhallarët dhe dijetarët e islamit janë pro perëndimit dhe do ta mbështesin deri në fund Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Spahiu uron që rruga të jetë sa më e shpejt, por u ka shtuar se klasa politike ka një peshë të rëndë për të plotësuar kriteret e BE-së.
Postimi i plotë
Vizioni i paraardhësve të mi përgjatë një shekulli mëvetësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas të fesë islame ka qenë orientimi dhe vokacioni pro perëndimor i Shqipërisë.
I tillë mbetet edhe për ne ky orientim.
Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap historik për vendet tona dhe mbarë Rajonin.
Të gjithë aktorët dhe faktorët e ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, kanë një kontribut të çmuar në këtë arritje.
E rëndë do të jetë pesha dhe përgjegjësia për të gjithë ne, veçanërisht klasën politike, për të plotësuar me rigorozitet kushtet për anëtarësim të plotë në BE.
Shpresojmë dhe i lutemi Zotit që kjo rrugë në të cilën sapo kemi hyrë të jetë sa më e shpjetë në përmbushjen e kritereve për të finalizuar plotësisht ëndrën kahershme, të qenit vend anëtarë me të drejta të plota i BE.