Dje Shqipëria dhe Maqedonia hapën negociatat e anëtarësimit. Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj.
Kapitulli i parë nga do ta nisë Maqedonia do të jetë lëvizja e lirë e mallrave. Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave do të thotë se produktet duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër.
Në të gjithë shtetet anëtare, ligji dhe rregullat tjera duhet të jenë të njëjta. Ligjet e harmonizuar për produktet duhet të jenë të njëjta pas çdo procesi të skriningut në shtetet e BE-së. Për këtë kapitull të skriningut duhet shumë kapacitete administrative dhe fuqi intelektuale. Zbatimi i ligjeve do të thotë edhe matje horizontale dhe procedurale në standardizim të të dhënave të akredituara dhe vendosjen e rregullave të përbashkëta të tregut.
Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.