-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta merr dhuratën speciale para largimit nga Presidenca, zbulon angazhimin e ri

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme arbëreshin Agostino Chiaffitella, i cili i ka dhuruar fjalorin arbëresh të përkthyer në shqip dhe italisht. Kjo është një nga dhuratat e fundit që ai ka marrë në rolin e Presidentit, pasi për 4 ditë do të duhet të lërë detyrën.

Më emocionoi dhurata shumë e veçantë, që mora nga arbëreshi Agostino Chiaffitella, fjalorthi “Rrënjët e Mia” me fjalë Arbëreshe të përkthyera mjeshtërisht në gjuhën shqipe dhe italiane. Mirënjohës për këtë botim shumë të veçantë, për të cilin ka punuar me shumë impenjim dhe dashuri, që na njeh me gjuhën e përdorur në “Motin e Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe që aq besnikërisht ruhet ende e gjallë nga arbëreshët tanë të dashur,” është shprehur ai.

Nga ana tjetër ka kërkuar që gjuha dhe tradita arbëreshe të ruhen nga UNESCO dhe se pas largimit nga Presidenca ai do të angazhohet personalisht në këtë drejtim.

Gjuha, traditat, kultura dhe ritet fetare Arbëreshe, pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike, meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO. Ruajta, promovimi dhe zhvillimi i kësaj trashëgimie të vyer do të jetë edhe një nga angazhimet e mia kryesore në të ardhmen, në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe vendore italiane,” ka përfunduar Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit