Bordi i transparencës ul çmimin e naftës me 6 lekë, do të shitet me 232 lekë/litri
Po ashtu ka njoftuar se benzina do të shitet me 216 lekë/litri dhe gazi me 81 lekë/litri.
Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
“✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër,” ka njoftuar Bordi.