Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi hedh poshtë akuzat e PD-së se ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për prostitucion. Ai thotë se është i pastër dhe akuzon Gazment Bardhin.
“Akuza të përsëritura. Të njëjta më të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkajt.
Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallzuar në prokurori, do t’i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se sipas tyre rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali.
15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjekë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.
“Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.
Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qenieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë