-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajme të rëndësishme nga Londra: Tuchel, fans i madh i Brojës…

Kryesoret

Armando Broja ndoshta po kalon në këto ditë një periudhë dhe duhet të marrë një vendim që mund të ndikojë karrierën e tij futbollistike, Nga njëra anë është dëshira për të luajtur rregullisht, ndërsa nga tjera është mundësia për të mbetur pjesë e një klubi si Çelsi, për të luajtur kartat e tij në ato pak minuta që do t’i jepen si fillim atje.

Futbollisti ka udhëtuar drejt Anglisë pas dëmtimit që pësoi në fazën përgatitore në SHBA, për t’u riaftësuar dhe për të diskutuar me klubet që kërkojnë shërbimet e tij dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 30 milionë paund në arkat e Çelsit. Por nuk është e thënë që londinezët ta lejojnë të largohet dhe pas konferencës ku vetë Tuhel deklaroi se nuk prsite që ai të ikte, vijnë edhe konfirmime nga një personazh shumë i njohur i merkatos në botë, gazetari Fabricio Romano.

Ky i fundit ka bërë një përditësim të situatës së Brojës me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, por tashmë është Tuhel që bëhet pengesë për largimin e tij nga Çelsi.

“Çelsi dhe Uest Hem janë ende në negociata direkte për marrëveshjen rreth Armando Brojës. Çelsi tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuhel është një fans i madh i tij, dëshiron që ai të qëndrojë.

Uest Ham është ende duke shtyrë për transferimin. U është thënë se nuk ekziston mundësia për një huazim, po diskutohet tashmë vetëm transferim i plotë”, shkruante gazetari i njohur.

Me sa duket, Çelsi kërkon në këto ditë të bindë Brojën që të qëndrojë e përdorë çdo minutë që i jepet në dispozicion për të treguar se është një lojtar që mund të luajë në formacionin titullar. Përndryshe, do t’i jepet përfundimisht lamtumira nga klubi londinezë, siç është edhe vetë dëshira e lojtarit i cili nuk pranon huazime të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit