Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se përveç dëmeve në zonat e mbrojtura, aeroporti i Vlorës është po aq i dyshimtë sa e inceneratorëve.
Tabaku ka shtuar se Rama po bënë propagandë teksa thotë që Vjosa do të mbetet e paprekur.
“Historia e aeroportit të Vlorës dhe zonës së mbrojtur që nga viti 2004, e konsideruar si peizazh natyror, nisi 4 vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në Kuvend një projektligj për ndërtimin e një aeroporti.
Në 24 janar ky projektligj u shndërua në ligj vetëm me votat e maxhorancës, me procedurë të përshpejtuar dhe nuk u bë kurrë transparente arsyeja e një vendimi të tillë.
Vlen të theksohet se ky projekt ligj nuk është shqyrtua nga Komisioni Parlamentar i Komisionit Evropian që është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.
Në shator të viti 2018 grupi parlamentar i PD-së i ka dërguar një letër Komisionit Evropian në lidhje me këtë çështje.
Pavarësisht se ligji u miratua gara u shty disa herë, ndërkohë që nënkontraktori u tërhoq. Qeveria e kishte ndarë mendjen që aty në zonën e mbrojtur dhe në Ligatinën e Nartë-Vjosës do të duhet të ndërtohej një aeroport dhe e dha përsëri”, tha Tabaku.