Një 30-vjeçar nga Dibra ka dëmtuar kokën teksa po notonte në pishinë. Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt Traumës.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









