Një 47-vjeçar në kushte të rënda psikologjike tentoi të vetëdigjej me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të Delvinës,
Mësohet se 47-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës.
Njoftim
“Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, .