-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Milot, autorët i pritën 10 minuta para pallatit dy miqtë

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Sipas burimeve automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ky jetonin dy personat të cilët ishin fqinj me njëri tjetrin.

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit kanë dalë dy atentatorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar njeri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me automjetin tip “Audi”.

Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit