-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mehmeti: Kosova mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër gjatë muajit korrik

Kryesoret

Më 28 korrik të këtij viti në Bruksel do të mbahet një takim i delegacionit të Kosovës me Këshillin e Byrosë Evropiane, në të cilën do të diskutohet mundësia që Kosova të mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër në një formë tjetër alternative.

Për këtë një delegacion nga Kosova, ku do të jenë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku do të udhëtojnë për Bruksel ku më zyrtarët e Këshillit të Byrosë do të flasin për modalitetet se si Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti është optimist se ky takim do të nxjerrë në pah mundësitë që Kosova i ka për Kartonin e Gjelbër.

“Kushti që është dashur ta plotësojë Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete. Kosova, aktualisht, ka marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë”, tha guvernatori Mehmeti në një intervistë për RTKlive. 

Një ndër kushtet kryesore të Byrosë së Kartonit të Gjelbër është se duhet që një vend të mos ketë më shumë se 5% vetura të pasiguruara./Albanianpost.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit