Në orën 18:00 nis seanca për betimin e presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.
Grupi i Sali Berishës njoftoi se do ta bojkotojë seancën, por jo të gjithë demokratët janë në unison, sikur ka ndodhur në vitin e fundit.
Grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi pjesëmarrjen. Dy zonjat, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi ishin të parat që shkuan në parlament.
Më pas ishin edhe kolegët e tyre demokratë nga grupi që kundërshtojnë Sali Berishën që u futën në parlament.