-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Skandali/ Vasili: Rama i dorëzoi Butrintin anti-shqiptarit

Kryesoret

N/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook videon që bashkë me një letër, studiuesi Auron Tare u çoi deputetëve për t’u treguar se kush është Richard Hodges, kreut i Fondacionit shqiptaro-amerikan, që do të menaxhojë Butrintin dhe çfarë mendon për Shqipërinë, ku thotë se është një shtet artificial.

Por, Vasili ka vetëm një korrigjim te postimi i Tares duke saktësuar se marrëveshja nuk u votua unanimisht në Kuvend, pasi LSI, por dhe një pjesë e opozitës ishin kundër.

“Nje korigjim i vogel dhe nje falenderim i madh Auron Tares! Falenderim Auronit per letren ndaj deputeteve e veçanerisht edhe per VIDEON, qe tregon se ne cfare duarsh te liga ka rene Butrinti.

Auron ne leter ke vetem nje gabim te vogel kur thua: “Prof. Richard Hodges, është personi të cilin Ju e votuat në unanimitet”.

Marreveshja per Butrintin e miratua nga rilindja, ndersa une vete kam votuar kunder, por jo vetem une. Megjithate serish shume falenderim per kete VIDEO ku tregohet qarte se si Richard Hodges, kreut i Fondacionit, që do të menaxhojë Butrintin ju flet studentëve per Shqiperine:

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.

As armiqte tane me te zinj s’kane guxuar te genjejne kaq bastardisht si ky Hodges, qe eshte i superpreferuari i Rames dhe rilindjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit