Dy kontrollorë të doganës së Kapshticës janë vënë në pranga.
Kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se punonjësit kanë bërë regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja.
Operacioni është ende në vijim, ku pritet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.