-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Basha, mashtrues ordiner”, Meta: Djegia e mandateve u planifikua nga mafia

Kryesoret

“Kam parë një plan për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri. Dhe për të patur një fasadë, ku viktimat nga frika duhet që të falenderojnë  dhunuesit dhe përdhunuesit përse nuk po i dhunojnë akoma më shumë. Ku shpresa dhe e drejta të vritet nga frikë. Ka edhe më keq, nëse prisni vetëm nga Ilir Meta apo kushdo tjetër”, kështu u shpreh Ilir Meta në Konventën e LSI-së.

Ai e quajti Bashën ordiner, ndërsa theksoi se ka qenë kundër djegies së mandateve.

“Prandaj duhet që të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqipërisë. Ne e dimë që është bërë gjithçka që nga ’98 deri sot për të bllokuar referendumin. Një grup politikanësh dhe oligarkësh grabisin Shqipërinë. Viktima janë të rinjtë dhe të rejat. I bëj me dije çdo anëtari dhe simpatizanti që Ilir Meta doli kundër një basti të çmendur për t’i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për orën, për të djegur mandatet duke lënë parlamentin. Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët që drejtojnë vendin duke punuar me të dy palët”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit