Prokuroria ka mbyllur dosjen duke çuar në gjyq autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan katër ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2021 së bashku me zyrtarët e tjerë të policisë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Arbër Paplekaj, i cili ishte shoqëruesi i Gazmend Bardhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 është dërguar për gjykim për akuzën e vrasjes së Xhuvanit.
Gjithashtu për gjykim janë dërguar edhe dy zv/drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre. Hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin.