Pasditen e sotme rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore një turist polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.