-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutime e terror mes sezonit, Çuçi kërcënon policët: Veproni ose keni punë me mua

Kryesoret

Ekzekutimet, eksplozivët, kërcënimet dhe të shtënat në qytetet bregdetare këtë sezon turistik kanë shkaktuar tronditje në ditët e fundit. Për këtë arsye, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thirri sot në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve. Ai u tha porosi të prera për parandalimin e situatave të tilla, muzikën, por edhe rrezikun nga motorët e ujit në det, që janë kthyer në problem.

Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin Gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen. Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë.

Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë. Vëmendje maksimale edhe në këtë pikë. Zero tolerancë për këto që bën akrobaci me motorë uji, që kapërcen kufizimet dhe rrezikon njerëzit. Këto s’kanë lidhje me turizmin që duam të zhvillojmë ne” tha Çuçi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit