-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firma iu bllokon kalimin, banorët: Rrugën është e jona, e kemi shtruar vetë

Kryesoret

Me dhjetëra banorë të Paskuqanit kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi një firmë ndërtimi iu ka bllokuar rrugën.

Rruga për më tepër ka pësuar dëmtime të cilat rrezikojnë edhe shembjen e banesave të tjera. Ndërkohë bie në sy fakti se për të bllokuar rrugën, firma ka përdorur divanë dhe kolltuqe dhe sende të tjera shtëpiake, duke “izoluar” prej ditësh banorët që jetojnë në këtë zonë.

“Nuk jemi kundër ndërtimeve, por ka javë që kjo rruga këtu nuk përdoret. Kemi edhe ne urgjenca, kemi të sëumurë. Nuk bllokohet rruga me divane e kolltuqe se është turp. Jo vetëm të pasigurtë por ne ndihemi skur nuk ekzistojmë fare.

Këta e bllokojnë dhe thonë se duan ta bëjnë, pra thonë si të duam ne bëhet.

Unë kam dhënë 800 mijë lekë si familje për të kontribuuar për shtrimin e këtij asfalti. Rruga është e jona, e kemi paguar vetë, ndërsa bashkia vetëm ndriçimin ka vënë”, tha një banorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit