Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, martohet sot. Në ditën e veçantë të tij, nuk do të jetë i pranishëm i ati, Jakupi, i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.

E motra e tij ka emocionuar ndjekësit me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale dhe me mbishkrimin me të cilën ka shoqëruar foton.
“Me babin afër e në zemër, gati me marrë nusen,” shkruan motra e tij, Gresa.
Krasniqi po mbahet në Hagë prej muajsh, si i akuzuar për krime të luftës.