-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE – Ilir Meta rikthehet në LSI, mbahet konventa e partisë

Kryesoret

Ka nis rreth orës 19:00 Konventa e LSI, ku i pranishëm është edhe ish-presidenti Ilir Meta. Fjalën i pari e mori sekretari i partisë Endrit Braimllari.

Të nderuar delegatë të Konventës Kombëtare, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LSI kudo që ndodheni.

Deklarojmë që është plotësuar korumi i nevojshëm për nisur punimet Konventa Kombëtare e LSI, me këtë rend dite:

1.            Zgjedhja e Kryesisë së Konventës.

2.            Paraqitja e propozimeve për ndryshime në statut.

3.            Diskutime

4.            Shqyrtim dhe miratim i propozimeve të delegatëve drejtuar Konventës.

5.            Mbyllje e Konventës.

Ju ftoj ta kalojmë në votim rendin e ditës.

Kryesia e konventës propozohet me këtë përbërje: Eriona Bixha, Jorida Prifti, Georges Gostivishti.

Ju ftoj ta kaloni me votim

Miratohet?

Ftoj Kryesinë e Konventës Kombëtare të marrë vendin….

Të nderuar anëtarë të Konventës Kombëtare, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LSI. Dua të falenderoj të gjithë themeluesit e LSI, të cilët në shtator të 2004 I dhanë zë krijimit të kësaj force politike që për 17 vite u bë shtëpia e mijëra burrave dhe grave, e mijëra të rinjve dhe të rejave që besuan në projektin integrues të LSI. Që prej themelimit të saj, LSI ka qenë një hapësirë e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe të rejat e vendit, duke i dhënë shansin dhe mundësinë e përfshirjes në vendimmarrje në Këshillat Bashkiakë dhe në Parlament. 

Kjo është Konventa 5-të që prej ditës kur LSI zgjodhi të  pozicionohej në opozitë, pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Nga korriku 2017 e deri sot, LSI ka qenë një zë aktiv për problemet ekonomike të qytetarëve, të biznesit. Kemi përfaqësuar me një kujdes të veçantë rininë shqiptare, për çështjet e arsimit dhe perspektivën e punësimit të tyre. Kemi kundërshtuar fuqimisht në Kuvendin e Shqipërisë, në institucione dhe qëndrimet tona publike, modelin ekonomik të qeverisë aktuale, të bazuar tek koncesionet, PPP-të, tenderat sekretë dhe mashtrimet financiare e tregtare që heqin paratë nga buxheti i shtetit dhe xhepat e qytetarëve, në favor të klientëve të qeverisë.

Me përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Shqipërisë, kemi dhënë kontribut të vazhdueshëm për reformat shumë të rëndësishme që ka kaluar vendi, duke ofruar alternativa konkrete, gjithmonë në interes të njerëzve të thjeshtë.

Konventa Kombëtare që mbahet sot, ngjan për nga momenti kritik, me mbledhjen e parë të themelimit të saj, në vitin 2004. Për fat të keq, situata është rënduar më shumë se kurrë, ku demokracia shqiptare është sërish në rrezik të madh.

Por sot, pas 18 vitesh kontribut në arenën politike të vendit, LSI e konsideron të përmbushur misionin e saj fillestar të krijimit. Ndaj, koha na kërkon një dimension thellësisht të ri, shumë më të gjerë, e gjithëpërfshirës dhe një përgjegjshmëri maksimale pasi, fatet e vendit janë më të rrezikuara se kurrë.

Kam kënaqësinë të ftoj Kryetaren e Grupit të Ndryshimeve Statutore, znj. Silva Caka, për t’i paraqitur Konventës ndryshimet në Statut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit