“Ne vazhdojmë të zgjidhim hallet e qytetarëve. Hallet e tyre t’i zgjidhin vetë ata. Ne i kemi kundërshtarë ata. Ta zgjidhin hallin, të ulen atje 5 burra apo gra. Të rrinë dy javë në majë të Dajtit e të zbresin poshtë e të thonë kjo është zgjidhja e PD-së”.
Kështu u shpreh Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, teksa ishte i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” kur foli për situatën në Partinë Demokratike.
Ai u shpreh më tej se jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe në PS merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama.
“Pyetini ata se pse nuk mblidhen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur ngërçin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet nëse e majta është e majtë.
Ne përgatitemi për garën e radhës, ku do të fitojmë sërish. Jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe ata merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama”, tha Klosi.