Ministria e Brendshme njofton qytetarët se me rikthimin e shërbimeve online përmes portalit e-Albania, të gjitha shërbimet që ofrohen nga Gjendja Civile lëvrohen online.
Megjithatë ende nuk është rikthyer normaliteti për të gjitha shërbimet që ofron Policia e Shtetit.
Dy shërbimet për vërtetim për pajisje me pasaportë dhe deklarim për humbje dokumenti do të ofrohen në kopje fizike në sportelet e Policisë së Shtetit deri në normalizimin e plotë të situatës pas sulmit kibernetik.