Të gjithë personat e vaksinuar deri në vitet ‘80 për linë e zezë, janë të mbrojtur edhe nga lija e majmunit. Eksperti i shëndetit publik, Artan Simaku u shpreh se kjo vaksinë e cila është përdorur në popullatën shqiptare, krijon mbrojtje për popullatën.
“Siç dihet është shpallur emergjencë globale, por ajo që duhet thënë është që për vendin tonë nuk ka vend për alarm, Shqipëria parashikohet vend me riskt të ulët nga të dhënat tona dhe OBSH.
Deri në vitet 70-80, të gjithë personat para viteve 80 e kanë kryer vaksinën për linë e zezë, por ajo u shfaros, dhe këta persona që e kanë kryer kanë mbrojtje. Të lindurit para viteve ‘80” tha ai.
Shqipëria është mes tre vendeve që nuk kanë asnjë rast me linë e majmunit. Në rajonin tonë janë tre vende pa asnjë rast, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.