Këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për Ermal Metën i cili përmes rrjeteve të tij sociale ka dhënë lajme të këqija për fansat.
Artisti ka treguar se ka një problem shëndetësor që i ka shkaktuar ënjtje në pjesë të ndryshme të fytyrës. Ai shkruan se fillimisht mendoi se ishte alergji por rezultoi që mos të ishte e tillë.
“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj“, ka shkruar këngëtari në një Story në Instagram.
Pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa koncerte. Ai shprehet se duhet të merret me shëndetin e tij dhe të zbulojë se çfarë i ka ndodhur.
“Me ngurrim jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të merrem dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave. Shihemi së shpejti.” -shkruan ai.
Kantautori me origjinë shqiptare ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy të fryrë dhe fytyra e Metës duket e lodhur.
Nuk dihet ende se çfarë problemi mund të ketë artisti por urojmë mos të jetë asgjë serioze. / Panorama