-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbroja ministrin, lëvizja vetëm me të,” GJKKO merr në dorë dosjen e ish-truprojës

Kryesoret

Dosja e ish-truprojës së Saimir Tahirit, Hekuran Markut ka kaluar për gjykim në GJKKO.

Marku është ekstraduar nga Gjermania dhe pritet të dal në gjyq në 12 shtator të këtij viti. Avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe që dosjes ti shtohen dhe disa përgjime telefonike, të cilat deri më tani janë lënë jashtë.

Marku akuzohet për Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Ai ka mohuar që të jetë përfshirë në trafikun e drogës. Ai mësohet të ketë deklaruar në seancë se nuk i është fshehur drejtësisë shqiptare dhe se në Gjermani ka familjen e tij.

“S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe regjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, u ktheva nga Gjermania, ku jam i regjistruar me dokumente e punë të ligjshme, për këtë proces. Punoja si hidraulik atje dhe në Gjermani kam familjen. Nuk i jam fshehur drejtësisë shqiptare”, u shpreh Marku, para trupit gjykues.

Hekuran Marku, u ekstradua nga Gjermania më 1 prill të këtij viti, shtatë muaj pas arrestimit atje për llogari të drejtësisë shqiptare. Ndërsa Marku u arrestua në Gjermani, ish-truproja tjetër i Tahirit, Agustin Deda u arrestua në Francë.

Marku ka qenë truprojë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga viti 2014 deri në vitin 2016, periudhë kur në vend lulëzoi masivisht kultivimi i lëndëve narkotike. Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.

Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK-u dyshon se Deda dhe Marku kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për t’ua dorëzuar katër italianëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit