-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pejë, mjekët arrijnë të heqin tumorin 10 kg

Kryesoret

Një paciente nga Peja i është hequr tumori me peshë 10 kilogramë.

Sipas njoftimit për media të Spitalit Regjional të Pejës, pacientja e diagnostikuar me tumor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë institucione shëndetësore publike e private, por asnjë nga to nuk ka marrë përsipër të kryejë intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.

“Duke parë gjendjen e pacientes që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymëmarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale’’,thuhet në njoftim.

Ndërsa në konsultim me familjarët e pacientes, mjeku që trajtoi rastin Dr. Rifat Dreshaj, pas konsultimeve edhe me mjekët e tjerë, vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente, që ishte intervenimi kirurgjik.

Në njoftim theksohet po ashtu se pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit