Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase.
Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit i cili akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.