-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali bëri kallëzimin në polici, gjendet e pajetë e moshuara në kanal

Kryesoret

Një e moshuar është gjetur e pajetë mbrëmjen e së mërkurës në një kanal hidrovori në Lezhë. Mësohet se viktima është shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin.

“Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit