Temperaturat e larta kanë bërë që një sipërfaqe e konsiderueshme toke, prej 10 hektarë toke të përfshihet nga flakët prej 3 ditësh.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, në zonat malore.
Zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të kushteve të vështira në terren.
Pas kërkesës së zjarrfikësve, në zonë kanë mbërritur edhe helikopterë që kanë kryer këto 2-ditë hedhjen e ujit nga lart por edhe helikopterët nuk kanë mundur të shuajnë dot flakët e zjarrit që kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore.
Vetëm paraditen e sotme janë riaktivizuar shumë vatra zjarri, ndërkohë që raportohet se dhjetëra hektar sipërfaqe pyll me pisha janë shkrumbuar në këtë zonë.
Raportohet nga vendngjarja se, zjarri është duke përparuar në drejtim të territorit të Mallakastrës, ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.