Tre orë në pyetje në SPAK. Ish-kryetari i bashkisë Kamzë, deputeti Xhelal Mziu pasi doli nga prokuroria deklaroi se u thirr për të dëshmuar pas kallëzimit të bërë nga Rakip Suli.
“Isha këtu si deklarues dhe jo si person nën hetim. U thirra në SPAK pas kallëzimit të Rakip Sulit. Nuk mund të flas për hetimin. Dhashë të gjitha deklarimet e mia” tha Mziu për gazetarët.
Ish-kryebashkiaku i Kamzës u kallëzua nga pasuesi i tij, socialisti Rakip Suli, që e akuzonte Mziun për shpërdorim detyre lidhur me strehimet në Kamzë.