Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1228 qytetarë të infektuar me Covid-19, tre humbje jete dhe 1232 të shëruar.
NJOFTIMI I MSH
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1228 qytetarë, në këto bashki:
444 në Tiranë, 71 në Durrës, 60 në Lushnje, 57 në Fier, 45 në Vlorë, 43 në Kamëz, 33 në Sarandë, 32 në Shkodër, 27 në Elbasan, 25 në Lezhë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Korçë, nga 21 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, Kuçovë, 17 në Berat, nga 16 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 14 qytetarë në Kurbin, Dimal, 13 në Patos, nga 12 qytetarë në Krujë, Vorë, nga 11 qytetarë në Tepelenë, Librazhd, nga 10 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Pukë, Tropojë, Mirditë, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, nga 6 qytetarë në Dibër, Roskovec, Delvinë, Maliq, Peqin, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Përmet, Skrapar, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Shijak, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, nga 1 qytetar në Konispol, Këlcyrë, Cerrik, Belsh.
Janë 9,168 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Fier 64 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Janë shëruar 1232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 296,572 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1228
Të shëruar në 24 orë 1232
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2738
Testime totale 1,911,914
Raste pozitive 309,278
Raste të shëruara 296,572
Raste Aktive 9,168
Humbje jete 3,538
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,123
Durrës 631
Fier 749
Vlorë 466
Elbasan 464
Shkodër 383
Berat 362
Lezhë 289
Korçë 267
Gjirokastër 202
Dibër 156
Kukës 76