-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni shtet artificial”! Zhupa: Kuvendi duhet të ziente, PS po mbron Richard Hodges

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk mori në konsideratë kërkesën e Ina Zhupës dhe një grupi deputetësh të PD-së për një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti për skandalin e kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges, i cili gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar. Zhupa e cilësoi tradhti kombëtare faktin që PS po tenton ta kalojë në heshtje.

“Jo vetëm që nuk ishte pika e parë e rendit të ditës, por nuk mora asnjë shpjegim se cfarë bëhet me identitetin kombëtar, kur i jepet trashëgimia kulturore. Richard Hodges e ka me zë dhe figurë, që thotë se Shqipëria është shtet artificial. Kjo është fyerje dhe tradhti kombëtare që sot ky parlament të ziente dhe jo ta kalonte në heshtje për interesat e Edi Ramës dhe pupacët e tij në ministrinë e Kulturës” tha Zhupa.

Në një video të publikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shfaqet Hodges teksa jep leksione para studentëve duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit