-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka thënë se vendet perëndimore janë fajtorë për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe krizës së karburanteve, ndërsa ishte në një udhëtim në Etiopi si pjesë e një turneu gjashtë-ditor në Afrikë.

Ai u takua me zyrtarë etiopianë dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e tij për diplomatët të mërkurën, ai tha se problemet me tregun ndërkombëtar të ushqimit filluan në fillim të pandemisë dhe para luftës në Ukrainë.

Ai tha se qeveritë perëndimore përdorën triliona dollarë për të blerë ushqime pa ndonjë arsye thelbësore.

“Po, situata në Ukrainë ndikoi gjithashtu edhe në tregun ushqimor, por jo për shkak të operacionit rus, më tepër për shkak të reagimit absolutisht joadekuat të perëndimit, i cili shpalli sanksione që minojnë disponueshmërinë e ushqimit në treg”, tha ai.

Lavrov shtoi se rritja e çmimit të plehrave është shkaktuar nga ajo që ai e quajti politikë e pamatur perëndimore e të ashtuquajturit tranzicion i gjelbër që sipas tij diskriminon burimet klasike të energjisë.

Afrika importon 40% të grurit të saj nga Ukraina, megjithatë, kjo u ndërpre për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Megjithatë, nënshkrimi i një marrëveshjeje për eksportin e drithërave ka sjellë shpresë se këto ndërprerje mund të zgjidhen së shpejti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit