Dalin detajet e reja lidhur me sherrin e djeshëm në Vlorë, ku mbeti i vrarë 63 vjeçari Ismail Aliaj, ndërsa i lënduar mbeti edhe djali i tij.
Teksa Aliaj dhe djali i tij kanë shkuar për tu sqaruar konfliktin me autorët por sherri ka kaluar në sharje dhe fyerje.
Mësohet se dy autorët kanë goditur Aliajn me shkelma dhe me grushta dhe më pas janë larguar menjëherë me makinë nga vendngjarja.
I moshuri ndërroi jetë në spital pasi kishte marrë goditje të rënda në pjesët e trupit.
Siç bëhet me dije i moshuari ishte i operuar më parë në zemër.
Sipas burimeve ngjarja lidhet me disa konflikte të ditëve më parë.
Policia është vënë në kërkim për kapjen e autorëve të ngjarjes.









