-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat e Hysenbelliut po e denoncojnë, PD sulm mbi Gazhelin: Po zhvat shtetin

Kryesoret

Prej disa ditësh mediat e biznesmenit Irfan Hysenbelliu po sulojmë drejtorin e Doganave, Genti Gazheli për punësime të njerëzve të dënuar, emërime nepotike, por edhe shkelje të tjera.

Sot, në një tjetër shkrim, mediat e biznesmenit denoncuan sipas tyre një skandal në portin e Durrësit.

Për rastin ka reaguar edhe PD me Çlirim Gjatën që deklaron se Gazheli nuk ka për të shpëtuar kurrë nga ligji.

Kliko këtu për të lexuar të gjitha lajmet e përplasjes

Por Gazheli dhe vetë Edi Rama akuzuan se biznesmeni Hysenbelliu po sulmon për shkak të gjobës ndaj “Birra Tirana” për evazion fiskal.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Çlirim Gjata

Raportimet mediatike nxjerrin çdo ditë një provë të re për përfshirjen në vjedhje të kryedoganierit Gent Gazheli.

Fakti më i fundit është një e-mail i drejtorit të Antikontrabandës detare i cili i kërkon Gazhelit kontrollin e një kamioni me mallra kontrabandë.

Sipas e-mailit që po e tregojmë këtu, drejtori i Antikontrabandës detare flet për shkelje të përsëritura nga i njëjti kundërvajtës, me bekimin e shefave në doganë. 

“Eprorët bëjnë çmos që ky mjeti i dyshuar si transportues mallrash kontrabandë të mos kontrollohet’, thuhet në e-mail.

Partia Demokratike denoncon këtë vjedhje të dyfishtë.

Së pari, është zhvatja e shtetit, duke kaluar mallra pa tarifa doganore ose me tarifa të reduktuara.

Së dyti, është vjedhja e drejtpërdrejtë e konsumatorit. 

Sipas komunikimit, bëhet me dije se mallrat e pazhdoganuara janë produkte të falsifikuara të firmave të shtrenjta të modës, të cilat shiten në butikët e shtrenjtë të Tiranës si origjinale.

Për të sfiduar drejtorin e Përgjithshëm të Doganave në këtë rast korruptiv, zyrtari i Antikontrabandës detare i drejtohet me fjalët ‘hape kamionin!’

Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”.

Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari.

Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë. 

Në mos sot, mot!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit