-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta sigurims? Spiropali e “thumbon” keq: Armata e spiunëve ka gjetur qetësi

Kryesoret

Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste për kryefjalën e dy ditëve të fundit, letrën e Autoritetit të Dosjeve për Kuvendin, ku e njoftonte se Ilir Metën e kanë gjetur bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit në kohën e komunizmit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Ilir Metën me një citim të një pjesë të shkëputur nga ”Krimet e pandëshkuara të komunizmit” të shkrimtarit Ismail Kadare, ku theksohet se “spiunët jo vetëm që nuk kërkohen e zbulohen, por fitojnë dekorata e tituj”.

“Armata e spiunëve ka gjetur qetësi. Ata jo vetëm nuk kërkohen e nuk zbulohen më, por janë kthyer në një mall tepër të çmuar. Gjejnë punë të mira, fitojnë dekorata, tituj dhe kryesorja, të strehuar shpesh në internet, me nofka, si dikur, kanë ndjesinë e kthimit të kohës së tyre.

Ish-Sigurimi i Shtetit, monstra më e madhe që ka pjellë deri më sot kombi shqiptar, i rrëzuar, siç është, ndien me siguri ngazëllim sa herë që njerëzit e tij ia dalin të ngjiten në sipërfaqe. Të vihen në qendër të vëmendjes, të bëhen të suksesshëm, të kafshojnë si dikur. Ismail Kadare”, shkruan Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit