Punonjësit e një kompanie mbeturinash në Romano d’Ezzelino, në zonën e Vicenzës, në një makinë të vjetër fotokopjesh kanë gjetur kartëmonedha me vlerë rreth një milion euro. Mirëpo, për fatin e tyre të keq, paratë janë copëtuar aksidentalisht. Punëtorët u dëshpëruan kur panë copëzat e kartëmonedhave 500 dhe 200 euro, të dallueshme nga ngjyrat mes mbetjeve plastike.
“Sipas kontratës ne ishim tani pronarë të parave. Pak orë pas rikuperimit, na thirri Bashkia në të cilën ndodhet ekoqendra ku morëm fotokopjuesin. Herën e parë na pyetën nëse i kishim hequr fotokopjet, herën e dytë na thanë për një të moshuar që ishte në panik sepse pretendonte se brenda njërës nga makineritë kishte lënë një testament të rëndësishëm “, tha një nga punonjësit./ecovicentino