-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kosova kërkon krizë për targat

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë problem, referuar çështjes së targave të makinave.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundër pyetje e thjeshtë pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS?”, ka pyetur Vuçiç.
Sipas tij, problemi është pamaturia e vetëm njërës palë dhe ndihmësve të tyre, të cilët mendojnë se mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb në Kosovë sa herë të duan.

“Përfundimi nuk janë tabelat KS e as RKS, vetëm e rëndësishme është që nuk ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM, targat e Mitrovicës së Kosovës””, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të veturave./rts

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit