Ilir Meta tha sot se ata që e akuzon si sigurims do të mbajë të gjithë përgjegjësi ligjore dhe se një grup pune po harton padinë. “Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore dhe individuale për atë shkresë që ka dërguar. Një grup pune po merret me këtë” tha ai.
Një përgjigje e kishte edhe për Lindita Nikollën dhe akuzoi Endri Fugën si strumbullar të historisë. “Ajo (Lindita Nikolla) nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë dosje. Nuk ka asnjë dosje. Të jeni të sigurt për këtë cështje. Ajo ka një porosi dhe merr letra që ia çon Endri Fuga (drejtori i komunikimit në kryeministri), Dosjeve dhe Dosjet asaj. Ajo është tromaksur se ka marrë një urdhër” tha ai.